Personat që shikoni në foto janë të arrestuarit në kuadër të operacionit “Transportuesi 2”, gjatë të cilit u sekuestruan 10 armë zjarri.
Blerim Krasniqi, Benjami Shala, Edonis Thaçi, Muhamed Krasniqi ranë në prangat e policisë, të katërt nga Kosova.
Grupi kriminal nga Kosova dyshohet se prej 1 viti trafikonin armë zjarri nga Kosova drejt Shqipërisë. Trafiqet e Tiranës prej 7 muajsh i kishin në përgjim. Blerim dhe Muhamed Krasniqi, kushërinjë, i fusnin armët te linja e autobusëve në pronësi të Edonis Thaçit.
Ky i fundit ishte në dijeni të aktivitetit kriminal dhe bashkëpunonte me të tre personat e tjerë të arrestuar. Më herët ky grup kriminal ka sjell armë në Shqipëri, kryesisht pistoleta, në Tiranë, Vlorë, Sarandë dhe Korçë. Ka dyshime të forta se armët e sjella dërgoheshin edhe në Greqi, për llogari të grupeve kriminale atje.
/a.r