Funksionimi i bashkive: Do të ndahet pjesa e politikbërjes nga funksionet dhe shërbimet
Ministri I Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, u prezantoi përfaqësuesve të bashkive të vendit mënyrën se si do të rriten pagat në pushtetin vendor. Në mbvledhjen e Këshillit Konsultativ, Mazniku tha se paga do të jetë e njëjtë për profesione të njëjta brenda aparatit të bashkisë do të jetë e njëjtë.
Arbjan Mazniku – Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor: “Dakordësia që kemi ne është që të mos kemi nivele të ndryshme pagash nga qyteti në qytet. Pra, niveli I pagave pavarësisht numrit të popullsisë së qyteteve të jetë I njëjtë në të gjithë vendin.”
Njëkohësisht bashkitë nga ana tjetër do të duhet të riformatojnë mënyrën e funksionimit të tyre duke ndarë pjesën politikbërëse të tyre me pjesën e shërbimeve
Arbjan Mazniku – Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor: “Pjesa e parë ka të bëjë me aparatin, në të cilën të kemi vetëm funksionet politikbërëse, planifikuese, rregullatore, monitoruese. Kategotia e dytë të jetë struktura e funksioneve. Katëgoria e tretë ka të bëjë me strukturat e shërbimeve”
Po ashtu ministri Mazniku prezantoi nismën e dalë nga marrëveshja me universitetin dhe I kërkoi bashkive që të hapin dyert për internshipet e studentëve
Arbjan Mazniku – Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor: “Bashkitë të na thonë sa vende janë të gatshëm të pranojnë stazhierë, ne t’ia cojmë Universitetit. Universiteti të na thotë sa njerëz ka dhe të përputhim numrin e stazhierëve që mund të vijnë nga Universitetet drejt bashkive”/m.j