Banorët e Krujës, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 shumë shpejt do të hynë në shtëpi të reja.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ndau pamje nga lagjia më e re në Krujë dhe bëri me dije se punimet shumë shpejt do të përfundojnë.
“Drejt përfundimit lagjja më e re në Krujë”, shkruan Rama në facebook.
Aktualisht në lagjen e re të rindërtimit po asfaltohen rrugët e brendshme, më pas do të vijohet me ndriçimin dhe pemët dekorative./m.j