Shumica e pasagjerëve u liruan nga egjiptiani i cili devijoji fluturimin nga Aleksandria për në Qipro, janë liruar, shkruan BBC. Njëri nga pasagjerët tha se egjiptiani qe rrëmbeu aeroplanin kishte të veshur një rrip të eksplozivit.
Mirëpo, raportet thonë se rrëmbyesi dëshiroi të flasë me ish gruan e tij e cila ndodhet në Qipro. Presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades u ka thënë gazetarëve se nuk bëhet fjalë për ndonjë sulm terrorist, mirëpo ai edhe qeshi kur foli për romancën e rrëmbyesit. “Gjithmonë ka një grua të përfshirë”, shtoi ai.