Diskutime të tjera janë zhvilluar në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për draft-rezolutën për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.
Ministrja Elisa Spiropali u shpreh se draft-rezoluta është mekanizëm shtesë dhe detyrim që ka dalë nga procesi Screening. Ndërkohë nga ana tjetër Ermonela Felaj tha se parlamenti nuk mund të jetë pasiv.
Elisa Spiropali: Procesi i integrimit është i të gjithë shqiptarëve, jo vetëm i PS-së apo qeverisë. Draft-rezoluta është mekanizëm shtesë dhe detyrim që ka dalë nga procesi Screening. Komisioni i Posaçëm është një hapësirë e re që adreson luftën kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen.
Eduard Shalsi: Duhet të jetë një armë shtesë për të gjithë ata që duan të çojnë reformat përpara.