Niveli i kërcënimit nga terrori është rritur në maksimum në Parlamentin Federal Belg, raporton ‘Le Soir’ duke cituar kryetarin e Shtëpisë së Ulët të Belgjikës Siegfried Bracke. Ky vendim është marrë të dielën mbrëma, por vetëm sot është zbuluar.
Disa ditë pasi shpërthimet në aeroportin dhe metronë e Brukselit vranë 35 persona, Belgjika uli niveli e alarmit të sigurisë nga katër në tre. “Niveli i kërcënimit për Belgjikën është ndryshuar në nivelin 3. Niveli 3 është ende i rëndë dhe do të thotë se kërcënimi është i mundshëm, por jo më i menjëhershëm, ka thënë grupi.