Gazetari investigativ Artan Hoxha në Shqip nga Rudina Xhunga tregoi jetën e bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinajt dhe si hyri në botën e biznesit.
“Dy motrat dhe vetë Ervis Martinaj kanë përfunduar studimet ekonomi-biznes. Martinaj po ashtu është arsimuar edhe për juridik, ka qenë njeri i shkolluar. Kur ka hyrë në biznes, babai i tij ka qenë drejtor banke.
Biznesi ishte ngritur nga nëna dhe babai i tij, merreshin me lojërat e fatit, agjencitë e këmbimit valutor etj. Ndryshe nga të tjerët, Martinaj nuk erdhi nga rruga, nuk provoi urinë, diskriminimin.
Vjen nga tjetër fushë, prandaj bëri ato që bëri. Biznesi i lojërave të fatit, biznes joshës dhe vesi kudo në botë, që ndikohen edhe politikani, gjyqtar, polici, etj, qarkullon po ashtu vazhdimisht kesh dhe ti paguan në çdo moment.
Pse u bë agresiv Ervis Martinaj, ku mori fuqi dhe u bë i njohur?
Biznesi i lojërave të fatit i dha atij para kesh, atij i shkonte edhe një politikan, zyrtar, kur ishte në hall. Martinaj ishte shumë i zoti, për të kuptuar dobësitë që kishte tjetri, ndaj u ngjit aq lart. Ka pasur një bllok të llogarive të tij, nuk i shpëtoje dot, sapo merrje detyrën si drejtues policie, të vinte dikush dhe të thoshte: “Paga mujore është kaq nëse dëshiron të bashkëpunosh, mos na dil kundër, mos na prish punë”.
Ai ishte i aftë të kuptonte personat që ishin të dhënë mbas parave, i joshte dhe i kthente në armë të veta kundër shtetit. Problemi i Martinajt ishte, që nga biznesmen u kthye në gangster. Ai është i pari që miksoi biznesin, krimin e organizuar dhe politikën, prandaj u kthye në armik publik, një rrezik jashtëzakonisht i madh”, tha gazetari./m.j