Deputetja demokrate Jorida Tabaku, është shprehur në rrjetet sociale se një nga temat më të nxehta të aferës së inceneratorëve është ajo e dherave për inceneratorin e Tiranës.
Sipas saj, konfirmimi i kreut të SPAK se Prokuroria po heton edhe këtë çështje te inceneratori i Tiranës është një shenjë tjetër inkurajuese që duhet t’i shkohet deri në fund “aferës së shekullit”.
Reagimi i plotë:
Një nga temat më të nxehta të Aferës së Inceneratorëve është ajo e dherave për inceneratorin e Tiranës. Që prej ditës së parë që e denoncova këtë xhep korruptiv të asaj afere të madhe, u përballa me sulmet dhe përbaltjen nga makineria e kryebashkiakut Veliaj ka në këto raste.
Kur denoncimi u përforcua me prova nga Komisioni Hetimor që falë dëshmive të tij provoi se bashkia kishte krijuar një monopol të mbledhjes së dherave, u përballa me një seri tjetër shpifjesh dhe akuzash të fabrikuara në zyrat e atyre që ishin ideatorët dhe përfituesit e aferës së inceneratorëve.
Raporti i Komisionit Hetimor të Inceneratorëve i dorëzuar në SPAK bashkë me mbi 14 kallëzime penale që prej tetorit 2020 e deri në mars 2022 ka provuar qartësisht se si një xhep kontrate me vlerë 60 mln euro në atë kohë (që ka shkuar më shumë padyshim) i qe dhuruar instalacionit të korrupsionit në Tiranë.
Të gjitha këto ndodhën j opa dijeninë e kryebahskiakut Veliaj, që ditën kur ia vendosa faktet përpara syve të tij dhe miliona shqiptarëve ai zgjodhi rrugën e një sulmi personal por jo të përgjigjes ndaj tyre. Ai zgjodhi përbuzjen e fakteve me bindjen se edhe kësaj radhe sulmi do të jetë rruga për të shpëtuar nga drejtësia dhe e vërteta.
Sot, drejtuesi i SPAK njoftoi që prokuroria e drejtuar prej tij po heton edhe çështjen e dherave tek inceneratori i Tiranës. Një shenjë tjetër e mirë dhe inkurajuese që duhet