Që prej 1 janarit të vitit 2025 prodhimi dhe shpërndarja e pullave fiskale do të realizohet nga shteti. Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin që i jep fund koncesionit për prodhimin e pullave fiskale në Shqipëri.
Kontrata e nënshkruar midis kompanisë private “Sicpa Security Solutions” përfundon në 31 dhjetor të vitit 2024.
Pas përfundimit të të afatit prodhimi dhe shpërndarja e pullave fiskale do të kryhet nga një person i autorizuar nga Këshilli i Ministrave. Sa i përket procedurës së porositjes së pullave fiskale, ajo mbetet e njëjtë, por pagesat e çmimeve të pullave fiskale dhe kostove të dërgesave do ti paguhen personit të autorizuar nga Këshilli i Ministrave.
Kontrata mes Ministrisë e Financave dhe kompanisë private u miratua në 2011 në kohën kur në pushtet ishin demokratët dhe përfundonte në 2022. Kjo kontrate u shty me 2 vite pasi kompania pretendonte se nuk ishin zbatuar kushtet e vendosura në kontratë pasi nuk ishte realizuar komponenti i vendosjes së pullave fiskale te barnat.
Pullat vendosen në produktet e akcizës, si cigare, birrë, barna dhe alkool në momentin e hedhjes për konsum./m.j