Kreu i SPAK Altin Dumani, i pranishëm sot në Komisionin e Ligjeve u pyet nga deputeti Dashnor Sula nëse ka politikanë të lartë që kanë përdorur Sky Ecc.
Dumani u shpreh se nuk mund të flasë sot për këtë temë, duke shtuar se në çdo rast që do evidentohet një rast i tillë, do të nisin hetimet.
Altin Dumani: Nuk mund të prononcohem, por në çdo rast që evidentohen do të hetojmë, sepse është detyrim ligjor, e nuk është çështje zgjedhje. Jemi në hetim e sipër.