Ish-zëdhënësi i Njësisë së Anti-terrorit të Ministrisë së Brendshme të Serbisë Radomir Počuča është arrestuar gjatë hyrjes të paligjshme në Serbi, i kanë thënë gazetës “Blic” të Beogradit burime nga Ministria e Brendshme Serbe.
Siç është raportuar nga “Blic”, Počuča u arrestua të dielën por Byroja për Informimin nuk ka mundur t’ia konfirmojë agjencisë Beta zyrtarisht këtë informacion.
Počuča ka marrë pjesë në konfliktin në Ukrainë, si luftëtar në anën e Rusisë. Ndaj tij është ngritur një procedurë penale, kurse emri i tij ka qenë në listën e të kërkuarve.
Në Serbi, disa muaj më parë është miratuar një ligj që ndalon pjesëmarrjen e qytetarëve serbë në konfliktet në fushëbetejat e huaja.
“Blic” i Serbisë ka kujtuar se pas përfundimit të luftës, Počuča qëndroi në Moskë dhe autoritetet serbe nuk arritën ta ekstradojnë atë në Serbi.
Ai kërcënoi vjeshtën e kaluar edhe kryetarin e Qeverisë serbe Aleksandar Vuçiç, duke shtuar se ai do të “përfundojë si diktatori rumun Nikolae Çaushesku”, ndaj Prokuroria e Krimit Kibernetik ka iniciuar procedurat kundër tij.
Zyra e Krimit High Tech po bën procedurat kundër tij, si edhe ka zhvilluar procedurën penale nga propozimi aktakuzës për kërcënimin ndaj Grave me të Zeza, që ai ua dërguar me anë të Facebook. Për të më 27 nëntor të vitit të kaluar është lëshuar një urdhër-arrest dhe vendimi për paraburgim.