Në kuadër të operacioni “Surnames” ka rënë në prangat e policisë 40-vjeçari Hajdar Bako alias Hajdar Copja alias Hajdar Hysa.
Sipas asaj që njofton policia 40-vjeçari nga Elbasani është arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi është i dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale plagosja e rëndë me dashje.
“U kap në Emiratet e Bashkuara Arabe, shtetasi Hajdar Bako alias Hajdar Copja alias Hajdar Hysa, 40 vjeç, i lindur në Elbasan, pasi është i dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Në vitin 2017, në fshatin Katund i Ri, ky shtetas, së bashku me 4 të tjerë, është implikuar në një konflikt, gjatë të cilit është qëlluar me armë zjarri dhe janë plagosur 3 shtetas”, thuhet në njoftimin e policisë
Ndërkohë vijojnë procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri.
/a.r