Gazetari Artan Hoxha ka publikuar gjatë emisionit “Opinion” disa pamje në lidhje me një vrasje në Mirditë.
Bëhet fjalë për disa foto, ku duket qartë autori i ngjarjes, që lëviz me automatik në mes të qytetit.
Sipas Hoxhës, personi në imazh është “Soni”, që tashmë ndodhet në Dubai, por është edhe një nga personat e shpallur në kërkim pas operacionit të fundit të SPAK-ut ku u zbuluan edhe aleancat mes krimit.
“Ka ndodhur vrasje në Mirditë. Janë vrarë dy veta tek spitali. Kjo duhet të ketë mos gaboj, nja 6 muaj ose 7 muaj. Policia i ka këto imazhe. Personi është me automatik në dorë. Në rrugë, mes qyteti, ja karburanti, e ka qëlluar burrin e huaj. Shikoje ku e ke. Është Me automatik në dorë. Ky njeriu sot është me masë sigurie ndodhet në Dubai. Këto filmime nuk i ka vetëm policia, të jesh i sigurt. Më shumë se policia ata i kanë vetë se i marrin me njëri-tjetrin. Shiko, ngjarjet ne kemi bërë disa emisione për ngjarjet e Rrëshenit, vrasje me snajper. Kjo është një nga vrasjet. Ndërsa Ben Ndoka pret që grupi i Durrësit dhe i Niklës të shkojë të vrasë Durim Bamin, ata i thonë, na kanë ikur me Sonin. Ky është Soni. Po përpiqet të vrasin dhe i vunë minën atje poshtë Preng Gjinit, pasi kishte ndodhur vrasja me snajper. Këto zinxhir vrasjesh pa autorë prodhojnë vetëm vrasje”, tha Hoxha.
/a.r