Momente tmerri përjetuan pasagjerët e Singapore Airlines, që po udhëtonin nga Londra drejt Singaporit, kur u përballën me turbulenca të forta.
“Nisa të përgatitem për atë që po ndodhte, krejt papritur pati një rënie shumë dramatike, kështu që të gjithë ne që qëndronim ulur dhe kishim hequr rripin e sigurimit, përfunduam menjëherë në tavan”, u shpreh studenti 28-vjeçar Dzafran Azmir.
Turbulenca shkaktohet më së shpeshti nga avionët që fluturojnë nëpër re, kur nuk ka “ajër të pastër” dhe nuk është e dukshme në radarin e motit të avionit dhe as nuk është e mundur të parashikohet.
“Dëmtimet nga turbulencat e rënda janë relativisht të rralla mes miliona fluturimeve të kryera. Megjithatë, turbulencat e rënda mund të jenë dramatike dhe të çojnë në lëndime të rënda ose në rastin më të keq në fatalitete”, shpjegon eksperti i aviacionit John Strickland për BBC.
Sipas studimeve, ndryshimet klimatike do të ndikojnë në më shumë turbulenca të rënda në të ardhmen./m.j