Ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati ka ndarë në rrjetet sociale pamjet ku shfaqet përkrahë senatorit amerikan Chuck Schumer.
Bushati dhe Schumer kanë realizuar së bashku edhe simbolin e shqiponjës me duar, teksa Kryetari i Mazhorancës në Senatin amerikan mbante në kokë një plis, simbol të Shqipërisë.
Diplomati shqiptar shkroi në Facebook se Schumer u shpreh se është “miku më i mirë i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara”./m.j