Nëpërmjet Europol, (Policisë Europiane), gazetarët holandezë të emisionit “Varr pa emër” kanë arritur të bien në gjurmët e vajzës së vrarë në Amsterdam në vitit 1997, por pa arritur të zbulojnë identitetin e saj.
Ajo kishte përdorur dy emra të ndryshëm, që nga të dhënat kanë rezultuar emra të rremë. Sipas Europolit, rezulton se në vitin 1996, një vit përpara se të vritej në Amsterdam, vajza ishte arrestuar dy herë në Itali dhe atje ne besojmë se ka dhënë dy emra të rremë.
Ajo është paraqitur me emrat Hilda Dhimitra dhe njëherë me emrin e babait Astrit dhe një herë tjetër me emrin Ndriçim. Zbulimi i këtyre dy identiteteve është bërë nëpërmjet krahasimit të gjurmëve të gishtave të viktimës me ato që ndodheshin në databazën e policisë italiane, ku rezultoi të ishte ndaluar një vit para se të vritej në Holandë.
Gjurmët e saj të gishtave u janë dorëzuar gazetarëve shqiptarë nga kolegët holandezë, në mënyrë që nëpërmjet Policisë së Shtetit të kërkohet nëse mund të ketë ndonjë mundësi identifikimi. Gjithmonë në rast se ajo mund të ketë pasur ndonjë precedent në Shqipëri, para se të largohej jashtë vendit. Panorama