Një avion i kompanisë egjiptiane EgyptAir, i cili fluturonte nga Aleksandriaa në Kairo, është rrëmbyer dhe detyruar të ulet në Qipro, kanë bërë të dityr zyrtarët qipriotë, në orën 8:30.
Agjencia Associated Press citon zyrtarët që thonë se besojnë se ka një bombë në avionin që u ul në aeroportin e Larnakës.
Një tjetër zyrtar thotë se me sa duket ka më tepër se një rrëmbyes.
Rrëmbyesit kanë kërkuar që autoritetet të lënë të lirë pistën, për të liruar gratë e fëmijët, të cilët kanë filluar tashmë të zbresin nga avioni, bën të ditur Andrulla Vasiliu, ish-komisionere e BE për Arsimin.
Autoritetet e aviacionit civil egjiptian thonë se piloti është kërcënuar nga një pasagjer me brez eksplozivi.
Deklarata nga aviacioni egjiptian sqaron se fluturimi MS181 është një Airbus A320 me 55 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekipazhit në bord.
***
E fundit: Rrëmbyesit kanë liruar të gjithë shtetasit egjiptianë, por po mbajnë peng pesë shtetas të huaj dhe anëtarët e ekipazhit. Pasagjerët e mbajtur janë tre anglezë, një italian e një irlandez.
Më herët, agjencia Reuters shkruante se në bord ishin 8 britanikë e 10 amerikanë.
***
Kompania egjiptiane ka publikuar në Twitter se në bord ishin 56 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekipazhit.
Është bërë i ditur emri i njërit prej rrëmbyesve, Ibrahim Samaha, shtetas libian, i cili kërkon azil në Qipro.
***
Media egjiptiane ka publikuar foton e pengmarrësit Ibrahim Samaha, libiani 59-vjeçar që mban 11 persona në avionin e EgyptAir, katër pasagjerë të huaj dhe 7 anëtarët e ekuipazhit.
Ai kërkon që t’i dërgojë një letër ish-gruas së tij qipriote, përveç azilit politik.
***
Ministria e Jashtme e Egjiptit e ka konsideruar rrëmbyesin e avionit si “një idiot”.
Ibrahim Samaha është 59 vjeç, ka katër fëmijë, profesor në Atlanta, dhe përmes aktit të tij kërkon azil politik në Qipro dhe dorëzimin e një letre për ish-gruan, Maria Parashkou, shtetase qipriote.
Të gjitha këto veprime flasin për një person të çekuilibruar, ndaj edhe ministria e jashtme egjiptiane shprehet se ai “nuk është terrorist, por idiot”.
Ndërkaq, ai ka liruar edhe pesë anëtarë të ekuipazhit.