“Ai e quajte vajzën e tij prostitutë. Ai i thoshte se ajo është bërë si nëna e saj”. Trondisin zbulimet e reja për lidhjen martesore të 40-vjeçares Enkelejda Danaj me autorin e vrasjes së saj.
Për këtë akt të tmerrshëm të dhunës në familje ka folur për Mega avokatja e familjes së viktimës, Voula Dimitriadou.
Kujtohet se prokurori publik ka ngritur kallëzim penal kundër autorit për vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore, armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armëve.
Bëhet e ditur se ditën e hënë 50-vjeçari i akuzuar për vrasje do të kërkojë falje në hetuesi.
“Abuzimi i viktimës në sy të fëmijëve bën që edhe fëmijët të abuzohen. Duket se ai e kishte planifikuar që më parë dhe kishte bërë një plan në mendjen e tij dhe ishte i vendosur. Ky njeri eci 5 km. Për çfarë alkooli po flasim? Zakonisht abuzuesit vendosin një maskë. Sipas vëllezërve të saj, ajo ka shkuar disa herë në polici. Kjo grua kishte marrë një kredi për të blerë një shtëpi, si mund të largohet dhe të shkojë në një strukturë?’ theksoi avokatja e 40-vjeçares së ndjerë.
50-vjeçari ka mbetur i lirë, pavarësisht se gruaja fatkeqe e kishte denoncuar tre herë në të kaluarën për dhunë në familje.
Më 7 maj, autori u arrestua pasi viktima kishte denoncuar për dhunë në familje. Ai u referua për t’u gjykuar në Gjykatën e Athinës, por seanca e çështjes ishte shtyrë për ditën e sotme.
Rrëfimi cinik i 50-vjeçarit
50-vjeçari i arrestuar pasditen e së enjtes në Fyli ka rrëfyer në mënyrë cinike krimin e tij, duke përshkruar se “U zgjova në mëngjes dhe shkova në atë vend pasi e dija që do kalonte, deri në orën 5.30 të mëngjesit. Kur e pashë, nxora thikën dhe fillova ta godas. Më pas u largova në këmbë dhe shkova në një hotel. U ula për pak dhe më pas u largova”.
I pyetur nga policia se pse e ka kryer krimin e rëndë, autori i vetë-rrëfyer dyshohet se është përgjigjur se “nuk duroja dot të shikoja të dashurin e saj duke drejtuar makinën time. Unë punoja dhe ajo po më hante paratë. Dje mora vendimin për të vrarë gruan time. Të punoj dy punë që të mi hajë ai? E dija kur do të dilte nga shtëpia. E qëllova dhe e godita me thikë. Më pas shkova në një hotel ku qëndrova rreth dy orë. Pastaj dola jashtë. Piva disa birra derisa policia më gjeti”. Vlen të theksohet se në asnjë moment 50-vjeçari nuk është “penduar” dhe nuk ka kërkuar falje./m.j