Provinca Anhui e Kinës lindore po ndjek një kurs zhvillimi me cilësi të lartë, duke shfrytëzuar pozicionin e saj strategjik dhe aftësitë inovative për t’u bërë një fuqi ekonomike në zhvillim, deklaroi guvernatori i Anhuit, Wang Qingxian.
“Ne synojmë të kalojmë revolucionin e ri teknologjik dhe valën e transformimit industrial”,- tha Wang në një konferencë për shtyp të Zyrës së Informacionit të Këshillit Shtetëror.
Angazhimi i provincës ndaj inovacionit është i dukshëm në investimin e saj të fuqishëm në shkencë dhe teknologji, shkruan “Xinhua”.
“Provinca jonë ka parë një rritje në zhvillimin e saj të automjeteve të reja me energji, fotovoltaikë të avancuar, lloje të reja të ruajtjes së energjisë, teknologjisë së informacionit të gjeneratës së ardhshme dhe inteligjencës artificiale”,- tha ai.
Industritë e Anhuit po lulëzojnë. Prodhimi lokal i automobilave u rrit në 2.49 milionë njësi në 2023-shin, duke u renditur i dyti në mbarë vendin dhe prodhimi i automjeteve me energji të re u ngjit në afërsisht 868,000 njësi, duke u renditur i katërti. Veçanërisht, Anhui eksportoi 1.15 milionë automjete vitin e kaluar, duke përbërë gati 25 për qind të eksporteve totale të automjeteve të vendit.
Wang preku gjithashtu iniciativat e zhvillimit të gjelbër të provincës. Përpjekjet për ruajtjen ekologjike kanë siguruar ujëra të kthjellëta në lumenjtë e krahinës, një shenjë e punës së suksesshme të mbrojtjes së mjedisit.