Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në fshatin Rraboshtë të Lezhës. Për pasojë ka mbetur i plagosur kryefamiljari, Gjergj Pali.
Ai është dërguar në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Gazetari Martin Marku ka mësuar se bombola shpërtheu në katin e parë të një banese dykatëshe.
Këto janë pamjet që ai ka mundur të sigurojë nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e shpërthimit ka dëmtime të mëdha brenda shtëpisë.
Deri më tani nuk ka detaje të tjera në lidhje me këtë ngjarje.
/a.r