Federata Shqiptare e Futbollit shpreh indinjatë të thellë për shfaqjen e simboleve ekstremiste nacionaliste gjatë ndeshjes Greqi – Mali i Zi, në stadiumin “Karaiskaqi” të Athinës, me datë 24 mars.
“Shpalosja e një flamuri gjigand në stadiumin ku u zhvillua ndeshja, që evokon një frymë të hapur urrejtje dhe nacionaliste, nuk perfaqëson thjesht një grup tifozesh ekstremiste, por edhe një mungesë të patolerueshme në organizimin dhe administrimin e ndeshjes nga ana e vendit pritës. Keto episode, nuk kanë lidhje me futbollin dhe shkelin rëndë rregullat FIFA-s, të pranuara nga të gjithë” – deklaron FSHF.
Federata Shqiptare e Futbollit njofton opinionin dhe median, se po përgatit një ankesë, e cila do t’ju drejtohet komisioneve përkatëse të FIFA-s, të cilat duhet të mbajnë qëndrim për këtë rast, që nxit nacionalizmin dhe s’ka asnjë lidhje me frymën e “Fair Play”.
Mësohet se kjo ankesë do t’u dorëzohet menjëherë organizmave përkatëse, theksohet ne deklaraten e FSHF-se.