Duket se pas masakrimit për vdekje të të shoqes dhe nënës së dy fëmijëve të tij, Eduart Denaj ka shkuar në një market, ka blerë dy birra dhe më pas është futur në një godinë në ndërtim e sipër, dhe është fshehur për disa orë.
Pasi ka mbërritur policia, ai është gjetur i dehur, dhe nuk ka bërë rezistencë teksa i vendoseshin prangat. Siç raportoi edhe korrespondenti i Top Channel, Artur Bibe, për shkak se është arrestuar në gjendje të dehur, ai ende nuk është marrë në pyetje.
Në video dëgjohet mes të tjerash gruaja që i thotë “largohu, mbaroi”. Çifti i dy fëmijëve adoleshentë, prej asaj ditë jetonin në dy shtëpi të ndryshme, por afër njëri-tjetrin./m.j