Deklaratat e nënkryetares së Kuvendit Ermonela Felaj se policia kriminale duhet të marrë në dorë hetimet për strukturën e armatosur të PD për mbrojtjen e votës krijuar në 2021, ka sjellë një përplasje me deputeten e opozitës Jorida Tabaku. Teksa kjo e fundit kërkoi të replikonte, Felaj nuk ia dha fjalën ndërsa ka dënuar qëndrimin e deputetëve të opozitës sa i përket vrasjes së policit në Fier nga 23 vjeçari Azgan Mërnica, që rezultoi se ka qenë pjesë e Strukturës së Armatosur të PD.
Tabaku: Më vjen keq që një zonjë si ju që drejtoni seancën që flisni nga ajo foltore atje… (i mbyllet mikrofoni)
Felaj: A ju pyeta përse e kërkoni fjalën, s’keni të drejtë të komentoni fjalën time. Nëse doni të flisnit për këtë pikë të rendit të ditës ju pyeta dhe thatë jo, kështu që uluni. Asnjë kolegu nuk i jepet e drejta të komentojë fjalën e një kolegu tjetër. Nëse e gjeni veten të mbështetur nga kriminelë ju bëj thirrje të distancoheni. Kjo është thirrja ime… jua dhashë fjalën për procedurë, nuk e doje, s’ke të drejtë të komentosh fjalën time. Fare. Kur t’ju vijë radha për të diskutuar do e merrni fjalën dhe të thoni atë që mendoni. T’ju vijë turp juve për kolegët tuaj, ata për të cilët thoni se janë të ndershëm dhe familjarë, janë vetëm kriminelë të pashpirt. Është koha të ulni kokën për këtë që keni bërë dhe jo të reagoni./m.j