Policia e Tiranës ka shoqëruar së paku 13 mbështetës të opozitës për kundërshtim të punonjësit të policisë gjatë protestës te parku i liqenit artificial.
Mes të ndaluarve është edhe ish-deputeti demokrat Ndriçim Babasi.
Nuk ka ende një reagim zyrtar mbi përgjegjësitë ligjore të personave të shoqëruar, por burimet bëjnë me dije se disa prej personave të shoqëruar janë arrestuar.
Pasi të sqarohet pozicioni i secilit person të shoqëruar, policia pritet të ndërmarrë edhe hapat konkret. Për momentin nuk ka të dhëna për emrat e të arrestuarve.