Trajneri i Juventus, Maximiliano Allegri ishte zjarr pas përfundimit të finales së Kupës së Italisë, ku praktikisht u kap me të gjithë, nga arbritrat te drejtori i bardhezinjve, por me sa duket ka kërcënuar edhe drejtorin e TuttoSport.
Pikërisht ky i fundit, Guido Vaciago, ka denoncuar Allegrin, duke zbuluar edhe disa nga fjalët që Allegri iu drejtua:
“Ti drejtor dreqi, thuaj të vërtetën. Po, ti drejtori m…, shkruaj të vërtetën. Unë e di ku ti rri, e di ku të pres. Të vijë aty dhe t’i këpus të dy veshët, të godas në turi, po shkruaj të vërtetën në atë gazetën tendë”, rrëfen drejtori i TuttoSport ato që sipas tij i ka thënë Allegri.
/a.r