Nga Çapajev Gjokutaj
Vetëm një grek e bir greku thotë se Bubulina është greke, komenton një nga miqtë përfund postimit tim të djeshëm.
Në fakt unë vetndihem shqiptar e bir shqiptari dhe jam krenar për këtë. Mëndja ma do se nuk do të ndihesha më pak krenar po të isha grek, bashkëatdhetar i Sokratit, Platonit e Eskilit, i Kazanzaqit, Kavafit, Teodoraqit etj, etj.
Po megjithëse vetndihem shqiptar nuk e quaj sakrilegj të them se Bubulina është greke me origjinë arbërore.
Vë re se disa nga komentuesit kanë koncept gjithsesi të diskutueshëm për përkatësinë etnike e kombëtare, e shohin si të bërë vetëm nga mëma e baba, nga origjina e të parëve.
Parë kështu shqiptari mbetet shqiptar dhe vetëm shqiptar pavarësisht se në ç’vend rritet, në ç’instutucione formohet, me ç’kulturë brumoset, për cilën shoqëri e për cilin popull punon e përpiqet.
Ndruaj se një konceptim i tillë i përkatësisë fqinjëron me racizmin, izëm që njerëzimit i ka kushtuar dhe vazhdon t’i kushtojë shumë.
Por ka edhe diçka tjetër, duke bërë tifo për përkatësinë e njerëzve të shquar që janë formuar e brumosur në vende të tjera, jo vetëm që e ngopim krenarinë me lugë të zbrazur, por edhe rrezikojmë të flemë në dafina për të kaluarën e lavdishme dhe të mos e vrasim dhe aq mendjen për gjendjen e mjerueshme në të cilën i kemi shtetin dhe instutucionet.
Dhe kështu, të yshtur pas tifozllëqesh për të djeshmen, harrojmë të sotmen e dëmtojmë të nesërmen.
Ku do qe je shqipetare i lumtur dhe krenaare ara e ruan faren.gjithmon fitimtare gryke per gryke e balle per balle.
Nuk ka ma primitivizem se te te tregosh se je tolerant kur nuk je. Sepse nuk ke njohuri. Ti shperndan ajer duke menduar se je duke shperndar sheqerka, frukte etj. Sipas teje te gjithe na paskan qene osman. Dhe kur te clirohesh nga nje okupator fizikisht ose per nga kultura atehere e percakton se cfare deshiron ti te behesh apo quhesh. Po ta marrim Kosoven. Deri ne clirim te ghithe e quanin veten shqipetare, luftuan per tu quajtur shqipetare dhe per flaur. Mirepo ja qe nderjombetaret na detyruan te quhen kosovar, dhe nje flamur qe askush nuk e njihete me pare. Tani te mos i quajm ata shqipetare. Sipas teje ata na qenkan sllavo- kosovar, kosovo- muslim, etj etj. Vetem shqipetare jo. Te lutem mos kompliko gjerat. Bubulina ka qene shqipetare se ne shtepi te saj eshte folur gjuha shqipe. Kriteri kryesor qe ka percaktu etnin e nje njeriu. Ka qene ortodokse greke per nga feja ( ne ate kohe nuk ka pas kishe ortodokse shqipetare ) dhe ka pas kultur osmane.