Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot takimin e dytë me diasporën.
Bëhet fjalë për takimin me shqiptarët e Italisë që sipas Ramës do të mbahet në Milano.
“Së shpejti, 26 Maj ora 11:00, me shqiptarët e Italisë në Milano” – shkruan kryeministri.
Ai shton se ky takim do të mbahet në *Viale Gabardi, 43, 21052 Busto Arsizio VA, Italy.
Shefi i mazhorancës ka publikuar edhe foton e pallatit të sportit ku do të mblidhen shqiptarët e Italisë.