Rrymat ajrore të paqëndrueshme po ushtrojnë aktivitetin në Mesdhe duke mbajtur reshje shiu dhe stuhi në territorin e Shqipërisë.
E Enjte, 16 Maj 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira dhe reshje shiu me rrebeshe pasdite. Era do të fryjë me drejtim verilindje (NE) me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 -4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 10/23°C
– Zonat e ulëta 10/28°C
– Zonat bregdetare 14/27°C
Kosova për dt. 16 Maj 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 10°C – 13°C në mëngjes deri në 17°C –21°C gradë Celsius në mesditë.
E Premte, 17 Maj 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Era do të fryjë me drejtim jugperendim (SW) me shpejtësi 8 -15 /msek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 -4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 10/26°C
– Zonat e ulëta 10/30°C
– Zonat bregdetare 14/28°C