Ka përfunduar pa marrëveshje takimi i shtatë i zhvilluar në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së, mes negociatorëve të Prishtinës dhe Beogradit për çështjen e dinarit serb.
Negociatori i qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar pas takimit se Serbia u paraqit me kërkesa të reja për këtë çështje, duke mos treguar vullnet për zgjidhje.
Ai theksoi se nuk pret më takime për çështjen e dinarit serb. Ndërsa përfaqësuesi i Serbisë, Petar Petkoviç tha se paraqiti 6 propozime të reja , por që u refuzuan nga pala kosovare.