Para 3 vitesh u largua nga familja e tij në Indonezi me 14 motra e vellezër, për të studiuar në Tiranë. Kim Anpas është 23 vjeç, në vitin e 3 të studimeve për Gjuhë dhe Letërsi Angleze në një nga universitetet private në vend.
“Studioj në vitin e 3 për Gjuhë dhe Letërsi Angleze”.
Shqipëria ishte një vend i panjohur dhe i pa eksploruar më parë për 23 vjeçarin, por të ardhmen e tij vendosi t’ia besonte eksperencës shokut , i cili vite më parë mbaroi studimet në Shqipëri dhe kishte mbetur i kënaqur.
“Kam dëgjuar informacion për Shqipërinë nga dikush që ka studiuar këtu, ka jetuar në Shqipëri. Kur po kërkoja informacion në Youtube për Shqipërinë, kuptova që këto po binte borë, ndaj isha shumë i rmocionaur për të ardhur këtu se në Indonezi nuk bie bore”, thotë Kim.
I 7 mes 14 fëmijëve të familjes së tij, Kim nuk po shijon vetëm jetën studentore në Tiranë. I pëlqen stili i jetesës, njerëzit dhe dhe padyshim natyra. Në kohën e lirë ai eksploron atraksionet turistike të vendit.
“Më pëlqen për shkak të jetës universitare, profesorët dhe stafet jo vetëm në japin mësim, ata janë ndihmues, kosultohen me ne. Vendi këtu nuk është shumë i zënë, nuk më pëlqen të jetoj në një vend të zhurmshëm. Njerëzit këtu shumë të mirë. Kruja është shumë unike, Saranda shumë e pasur me natyrë, dhe me plazhe. Në Sarandë më pëlqen “Syri Blu”, ishte shumë i mirë.
Kur bëhet fjalë për vështirësitë, Kim të parën rendit gjuhën, edhe pse siç duket ia ka dal mjaft me sukses.
“Gjuha Shqipe shumë e vështirë në fillim, por argëtuese për ta mësuar. Fillimishtë kam mësuar nga video në Youtube”.
Kim ka dhe një shprehje shqiptare, që sdo e harrojë asnjëherë.
“Njëherë dëgjova një shprehje në celularë. U tha ikni me të katërta, unë se kuptova në fillom këto fjalë. Pastaj kuptova që duhet me lëviz me vrap, shpejtë”.
Përshtatja me ushqimin nuk ishte e lehtë për 23 vjeçarin, pas 3 vitesh në Shqipëri ai tashmë ka edhe një ushqim tradicional shqiptarë të preferuar.
“Byreku i Shqipërisë shumë i shijshëm dhe i veçantë. Byreku me gjizë dhe domate më pëlqen shumë”.
Pak muaj e ndajn Kim nga mbyllja e studimeve, dhe pyetjes nëse do të qëndroj në Shqipëri apo do të kthehet në Indonezi, I riu përgjigjet kështu.
“Ende nuk kam vendosur, por kam fol me profesorët e mi. Ka mundësi për të vazhduar këtu”./report tv