Presidenti rus Vladimir Putin emëroi një ekonomist civil si ministrin e tij të ri të Mbrojtjes. Ishte kjo një lëvizje e befasishme, që tronditi ekipin e tij të sigurisë kombëtare për herë të parë që nga agresioni në Ukrainë e që jep sinjalet e një vendosmërie për vijimin e luftës.
Putin propozoi Andrei Belousov, një ish-zëvendëskryeministër 65-vjeçar i specializuar në ekonomi, për të zëvendësuar aleatin e tij afatgjatë, Sergei Shoigu, 68 vjeç, si ministër i Mbrojtjes. Ai shihet si një nga këshilltarët ekonomikë më të besuar të kreut të Kremlinit.
Është e paqartë se sa përgjegjësi do të mbajë Shoigu mbi luftën. Ndërsa puna e tij e re është paralele me atë të këshilltarit për sigurinë kombëtare të presidentit amerikan. Analistët thonë se ka ndikim të kufizuar, sepse nuk kontrollon drejtpërdrejt ushtrinë apo Agjencinë e Sigurisë. Shoigu zëvendëson Nikolai Patrushev, një ish-K.G.B për të cilin Kremlini tha se do të zhvendoset në një pozicion tjetër që do të shpallet në ditët në vijim.
Shoigu u kritikua ashpër për një seri tërheqjesh që ushtria ruse u detyrua të bënte në vitin 2022 Yevgeny Prigozhin, ish udhëheqësi i grupit mercenar Wagner dhe një nga kritikët më të ashpër të Shoigut, që shpresonte se do ta rrëzonte. Ndryshimi gjithashtu tregon se Putini dëshiron të dyshifojë të ardhurat nga agresioni në Ukrainë pasi Perëndimi u përpoq, por dështoi deri më tani, të fundoste ekonominë ruse me sanksione si dhe po tregon se Rusia ka disiplinën dhe kapacitetin ekonomik për të zhvilluar një luftë të gjatë.
Megjithatë, pavarësisht njohurive të tij nga ekonomia, Belousov ka relativisht pak përvojë ekzekutive. Ai shërbeu si ministër i zhvillimit ekonomik të vendit për pak më shumë se një vit, nga 2012 deri në 2013. Ndryshimi vjen më pak se një javë pasi Putin u inaugurua për mandatin e tij të pestë si president i Rusisë.
Ndërkaq bilanci i të vdekurve në rajonin e Belgorodit pas sulmit me raketa ka arritur në 15 dhe dhjetëra të tjerë u plagosën kur një pjesë e një blloku apartamentesh rus u shemb. Kievi thotë se shënjestrimi i infrastrukturës ushtarake, transportit dhe energjetik të Rusisë minon përpjekjet luftarake të Moskës dhe është një përgjigje ndaj sulmeve të panumërta vdekjeprurëse nga Rusia.
Pas bombardimeve të rënda të rajonit verilindor të Kharkiv të Ukrainës, forcat ruse thyen kufirin gjatë ditëve të fundit dhe thonë se pretendojnë se kanë marrë 9 fshatra në zonë. Lëvizja kërcënon të hapë një front të ri dhe ka detyruar Ukrainën të shtojë trupa shtesë në zonë pasi forcat ruse po përparojnë në pika kyçe përgjatë frontit në jug dhe në lindje.
/a.r