Noizy, një nga artistët që performoi sot në stadiumit “Galatsi” në Athinë gjatë takimit të emigrantëve shqiptarë me Ramën, ka ndërprerë këngën e tij dhe ka thënë disa fjalë.
Ai falënderon kryeministrin Rama dhe shprehet se të gjithë shqiptarët meritojnë respektin e botës pasi janë punëtore dhe të gjithë bashkë mund t’ja dalin gjithmonë.
“Ju falënderoj të gjithëve që keni ardhur këtu sot. Është gjëja më e mirë që mund të bëj për shqiptarët, të mblidhemi të gjithë bashkë dhe të jemi më të bashkuar se kurrë. Faleminderit kryeministrit që na mblodhi këtu. Jemi punëtore dhe meritojmë respektin e botës, të jemi të bashkuar gjithmonë sepse vetëm bashke mund t’ja dalim. Kjo këngë shkon për të gjithë ata që nuk kanë pasur besimin tek shqiptaret anë e mbanë botë”, shprehet Noizy.