Policia e Shkodrës ka reaguar për plagosjen me armë në Shkodër.
Sipas bluve, i plagosur ka mbetur 24-vjeçari Jaser Osmani, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Shkak i ngjarjes mësohet të jetë një konflikt i çastit, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit.
“Rreth orës 16:00, në lagjen Salo Halili, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur në kofshë me armë zjarri pistoletë shtetasi J. O., 24 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit”, njofton policia.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
/a.r