Andi Hoxhaj, i cili është pedagog i drejtësisë në Universitetin “College of London” është nderuar me titullin “OBE- Oficer i Urdhrit të Perandorisë Britanike”.
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith ka uruar Hoxhajn për titullin, si dhe ka shprehur vlerësim për punën e tij.
“Dr. Andi Hoxhaj mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar më 8 maj në Kështjellën Windsor, të mbajtur nga Lartësia e Tij Mbretërore, Princi i Ëales.
Andi Hoxhaj është emëruar si Oficer i Urdhrit Më të Shkëlqyer të Perandorisë Britanike (OBE) në Listën e Nderimeve të New Year 2024 për shërbimin e tij në marrëdhëniet MB-Shqipëri,” shkruan Alastair King-Smith.
Titulli OBE është çmimi i dytë më i lartë në renditjen e Urdhrit të Perandorisë Britanike (duke përjashtuar titullin kalorës/dame). Ky titull është vendosur që në kohën e Mbretit George V në vitin 1917 për shërbime në perandorinë britanike.
Tashmë OBE u jepet personaliteteve që kanë dhënë kontribute të mëdha në nivel lokal, ose puna e të cilëve ka fituar një profil kombëtar. Njerëz të famshëm që kanë një OBE janë JK Rowling OBE, David Beckham, Frank Lampard, Keira Knightley apo Damon Albarn.
1/2 Dr Andi Hoxhaj OBE attended the Investiture ceremony on 8 May at Windsor Castle, held by His Royal Highness, the Prince of Wales. pic.twitter.com/RYMGiyLAAn
— Alastair King-Smith (@AlastairKS) May 9, 2024