Këngëtarja kosovare, Teuta Selimi ka denoncuar për dhunë bashkëshortin dhe vëllain e saj.
Brenda 48 orëve, artistja ka bërë dy denoncime në Policinë e Kosovës.
Fillimisht, në orët e para të së mërkurës, raportoi për dhunë burrin e saj, Patrik Neziri. Sipas mediave kosovare, një konflikt verbal mes çiftit u përshkallëzua në dhunë fizike, kur Patriku qëlloi disa herë në kokë Teutën.
Policia ka marrë nën hetim të dy të pandehurit, ndërsa vëllai i këngëtares është dërguar në paraburgim për 48 orë. Ata do të hetohen për dhunë në familje./m.j