Deputeti Dashamir Shehi është shrpehur pro marrëveshjes së Bashkisë së Tiranës me KFW gjermane për modernizimin e transportit publik. Nga foltorja e Parlamentit, deputeti Shehu është distancuar nga vendimi që ka marrë grupi i deputetëve të Berishës dhe Ilir Metës për të votuar kundër transportit të gjelbër në kryeqytet.
“Unë po e deklaroj që në fillim që jam dakord me këtë marrëveshje. Do më kishte pëlqyer që të kishte ardhur më e detajuar. Gjithsesi çfarëdo investimi për transportin publik në Tiranë është pozitive dhe unë e aprovoj. E aprovoj dy herë sepse vjen nga një qeveri shumë mike, siç është qeveria gjermane. Është modeli më i mirë që kemi sot për sot për investitorët e huaj. Unë për këtë projekt jam pro dhe besoj që edhe kolegët e opozitës janë pro”, theksoi Dashamir Shehi.
/a.r