LSDM në press konferencë tha se zgjedhjet ishin demokratike dhe do të pranojnë rezultatet ashtu siç kanë vendosur qytetarët.
“Zgjedhjet ishin fer dhe demokratike. Qytetarët thanë qartë zgjedhjen e tyre. Falenderojmë qytetarët që votuan në mënyrë të kulturuar dhe demokratike dhe institucionet për korrektësi dhe rend. Rezultati i sovranit do të pranohet”, deklaruan nga LSDM.