Organizata “VFW” në Teksas është zë i veteranëve të luftës. Në këtë organizatë janë të anëtarësuar ish pjesëtarë të luftërave duke përfshirë edhe familjarët e tyre.
Kjo organizatë iu siguron vendin të gjithë atyre që kanë sakrifikuar në konflikte lufte brenda SHBA’së por edhe jashtë vendit. Gjithsej kjo organizatë i ka 2.4 milionë anëtarë.
VFË, së fundmi ka shkruar edhe për luftën e Kosovës. Anëtarët e kësaj organizate kanë organizuar një kampanjë për ta kujtuar luftën e Kosovës, duke nderuar të gjithë ata veteranë amerikanë që morën pjesë në luftën e Kosovës, transmeton Gazeta Express.
Një luftë e zhvilluar në Kosovë në vitin 1997, në tendencë për të fituar pavarësinë nga Serbia, forcat serbe të urdhëruar nga Sllobodan Millosheviq, kishin vendosur një fushatë për spastrim etnik në Kosovë. Në vitin 1998, SHBA’ja dhe NATO, vendosën ta ndalin këtë gjenocid. Përfshirja e SHBA-së e ka ndaluar vrasjen e mëtejshme, por tensionet etnike ende vazhdojnë mes kosovarëve dhe serbëve.
Operacioni Forcat Aleate ishte operacioni ushtarak në Jugosllavi që nisën më 24 mars 1999. Në këtë operacion, SHBA dhe Britania pranuan luftën ajrore. Sulmet ajrore, që zgjatën shtatëdhjetë e tetë ditë, filluan të ndërpresin spastrimin etnik, por në fakt, dolën të pasuksesshme. Megjithatë, bombardimet e në fund të fundit bënë presion të mjaftueshëm ndaj serbëve, që rezultoi me Rezolutën 1244 të OKB’së.