Në qershor të vitit të kaluar, aktorët Ben Affleck dhe Jennifer Garner i dhanë fund martesës dhjetë vjeçare, por duket se dashuria mes tyre nuk është zhdukur. Afflek ka pranuar se mbetet fans i madh i aktores, me të cilën thotë se kanë mbetur miq pas ndarjes.
“Ajo është person i mrekullueshëm”, ka thënë ai për “CBS”. “Është person i mahnitshëm. Nënë e mrekullueshme. Talent i vërtetë”, ka thënë ai.
“Jeta nganjëherë nuk çon në drejtimin që ju doni. Po bëjmë më të mirën që mundemi dhe fëmijët i kemi prioritet dhe nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por fëmijët janë të parët dhe pas tyre vijnë të tjerat”, ka thënë Affleck që ka tre fëmijë me Garnerin.
“Ajo po e bën këtë aq mirë sa që është shembull që unë po e ndjek. Atë e admiroj dhe e respektoj dhe jemi miq shumë të mirë”, ka shtuar ai. Affleck së fundmi lëshoi filmin “Batman v Superman: Dawn of Justice”.