Presidentja e Maltës, Marie-Louise Caleiro Preca ka pritur presidenten Jahjaga në pallatin San Anton, për një takim kokë më kokë, sipas medieve vendore të Maltës. Më tej thuhet në këto medie që atje do të inaugurohet edhe monumenti për Nënë Terezë.
Njëjtë thuhet edhe në axhendën e presidentes së Maltës. Jahjaga shkon në këtë takim, pas pritjes së presidentes malteze në shkurt të këtij viti, transmeton Koha.net.
Të hënën në mëngjes, presidentja Preca dhe Jahjaga do të marrin pjesë në një takim institucional në Odës Ekonomike të Maltës në Valleta, ku do të nënshkruhet një memorandum mes Odës Ekonomike, Ndërmarrëse dhe Industriale dhe Odës Ekonomike të Kosovës.
Sipas po të njëjtave medie, dy presidentet do t’i drejtohen një forumi rreth dhunës familjare në pallatin Verdala.