Në rubrikën ‘Horizonte’ tek ‘E Diell’, u diskutua lidhur me ‘burrërinë’. Të ftuarit dhanë opinionet e tyre mbi meshkujt ‘burra apo bura’, dhe rolin e femrës në emancipimin e mashkullit. Në panel ishte edhe poeti dhe tekstshkruesi Agim Doçi.
‘Unë meshkujt i kategorizoj në burra ‘zamani’ siç thuhet, në burra qeflinj… dhe burra m*ti’, tha ai me të folurën ekspresive që e karakterizon.
‘Në rregull’, ishte reagimi i moderatores Ornela Bregu, e cila mbeti e shtangur, e më pas tha: ‘Nuk e di në mund të përdoret kjo fjalë pasi jemi në një emision pasditeje’
‘Gjithsesi është një fjalë që ne e përdorim çdo ditë’, tha Doçi, ‘Nëse doni priteni, montojeni’, ndërsa Bregu iu përgjigj: ‘Por ne jemi drejtpërdrejt!’, ndërsa shtoi duke e kthyer në shaka:
‘Nuk pata kohë as të të vija një ‘pip”. Megjithatë, Doçi vijoi të fiste pa eufemizma lidhur me temën, duke shprehur mendimin se është në dorën e gruas nëse burri i saj emancipohet apo jo. Revista Anabel