Një 41-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme të qytetit.
Po ashtu janë sekuestruar 90 doza të lëndës narkotike kokainë, si dhe 2 celularë dhe 1 automjet të të arrestuarit.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 3”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas posedonte droga të forta, me qëllim shitjen në doza, kanë organizuar punën dhe si rezultat, kanë kapur dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin L. H., 41 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura dhjetëra doza të lëndës narkotike kokainë, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen në lagje të ndryshme të qytetit./m.j