Ditën e sotme në qytetin e Gjakovës është përuruar busti i heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
“Simboli i unitetit shqiptar dhe lidhjes sonë të përhershme me Perëndimin, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, Gjenerali që është frymëzim për secilin shqiptar e trashëgimia e së cilit frymëzoi përpjekjet tona për liri përgjatë shekujve nga sot do i bëjë roje Gjakovës heroike” shkruan Haradinaj.
Ndërsa më tej, ai ka falenderuar kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjinin dhe donatorin Gjergj Prenkoçaj për veprën patriotike, të cilën e quajti të domosdoshme./m.j