Për kryetarin e Partisë Demokratike nuk ka me dyshim se të gjithë janë armiqtë e partisë që ai drejton pasi janë mbledhur pas rimorkios së vjetër të Edi Ramës dhe korrupsionit.
Ai ka shfrytëzuar një takim me bazën në Tiranë për të treguar se në fakt të gjitha pjesët e tjera të demokratëve e treguan se shkojnë pas qerres së qeverisë vetëm për një karrige pushteti, ndaj edhe sipas tij reforma zgjedhore dështoi, sepse askush nuk i do listat e hapura.
“Ky është një rast tjetër ku duket qartë se kush e bën betejën për shqiptarët dhe kush e bën këtë betejë për demokratët dhe kush është kthyer në rimorkio të urbanit të prishur të Edi Ramës. I lodhur urbani edhe më e lodhur rimorkioja. E prishën komisionin e reformës zgjedhore se do të ndërtonin një tjetër celulë 3 plus 3. Ka më shumë se dy muaj që komisioni i reformës zgjedhore u asgjësua me dorën e atyre që i thonë vetes opozitë, por që në fakt janë rimorkio e Edi Ramës. Dhe çfarë ka ndodhur? Këta që nuk pranuan të ulen në një komision 50 me 50? Asgjë. Janë futur në moçalin e vesit të kësaj qeverie të korruptuar për të siguruar karriget e tyre. Për të mbajtur listat e mbyllura dhe pa asnjë objektiv politik, pa asnjë shqetësim për fatin e opozitës dhe të Shqipërisë. Ne nuk kemi kohë të humbim më, me këtë telenovelë të stisur e sponsorizuar nga përfituesi kryesor që është kjo qeveri. Vëmendja jonë është te shpalosja e alternativës dhe përballja me Ramën e qeverisjen e tij dhe çdo përpjekje për të na futur në rrugën e llucës, ne e refuzojmë”.
/a.r