Një person është proceduar penalisht dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi u kapën duke ndërtuar pa leje në Theth.
Hetimet kanë nisur për 74-vjeçarin që po kryente punime për ndërtimin e dy objekteve prej druri, kurse 25-vjeçari i shpallur në kërkim po kryente punime për ndërtimin e 3 objekteve.
Pesë objektet do të përdoreshin për qëllime turistike.
/a.r