Analisti Arian Curi ka deklaruar në studion e emisionit “3D nga Alban Dudushi” në RTSH 1 deklaroi se Ilir Meta dhe Sali Berisha janë të dy bashkëkryetar të opozitës por që të dy në fund do të dënohen nga SPAK dhe GJKKO.
Sipas Curit këto dy institucione të mbështetura dhe financuar fuqishëm nga SHBA-ja nuk ka vetëm si qëllim që të bëjnë drejtësi por dhe të pastrojnë klasën politike.
“Meta është gati për betejat e tij të reja. Së pari, si një kafshë politike nuk e pranoi tërheqjen dhe të përballej me drejtësinë si një qytetar i thjeshtë. Alibia për të qenë së bashku me Sali Berishën janë sot dy bashkëkryetar të opozitës” tha ai.
Ndaj vazhdon ai, të dy së bashku nesër do të jenë në një ndjekje penale por dënohen a nuk dënohen, është një tjetër histori.
“Unë besoj se të dy në fund të kësaj historie këta do të dënohen sepse SPAK dhe GJKKO janë investuar nga SHBA-ja jo vetëm për të dhënë drejtësi por edhe për të bërë një rifreskim të klasës politike” tha Curi.
/a.r