Gjyshja e Bes Kallakut, Ija është ndjekësja më e rregullt e “Fermës VIP”. Megjithatë gjyshja më e famshme në Shqipëri ka edhe disa “kritika” për nipin e saj, kryeplakun e Fermës, Bes Kallakun.
Bes Kallaku: Ija “se bone mirë kët, se bërë mirë at, këtu u fute çik gabim”. Ija duhet të jetë me Kelin, Sonilën dhe Arminën. Ija do një vend në panelin e opinionistëve dhe do ta shikoni sa e saktë është.
Ija ka një pëlqim më tepër për ata që dinë të bëjnë më mirë punët e fshatit. Sot do ketë hyrje të re, do jetë vajzë. Çfarë dëgjoj korridoreve se mua s’më hap Agai telefonin (qesh).