Një 32 vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme nga policia italiane pas një kontrolli të befasishëm në rrugët e Genovës.
Karabinierët, i gjetën 32 vjeçarit sasinë prej 18 gramësh kokainë dhe 6 mijë euro “cash”. Pas kontrolleve të kryera në banesën e të riut, u gjetën dhe sekuestruan edhe 17 mijë euro të tjera “cash”.
Dyshohet se paratë vinin nga veprimtaria kriminale e shqiptarit. Ky i fundit është dërguar në paraburgim ku do të qëndrojë deri në datën e gjyqit ndaj tij./m.j