Ylli i muzikës Madonna po flitet se ka gjetur ngushëllim pas betejës së humbjes së kujdestarisë së djalit, tek një djalë i ri, diku 30 vjet diferencë. Madje thuhet se djali i cili punon në një dyqan në Londër, e ka shoqëruar atë në turneun muzikorë,transmeton “The Sun”
Një burim ka thënë. “Ata kanë qenë së bashku kur janë kthyer në nëntor dhe vazhdojnë të jenë bashkë. Pas disa javësh ai e ka thirr atë në vendin ku jeton dhe kanë kaluar kohë së bashku”, ka thënë burimi.
Për gazetën “The mirror”,burimi më tej ka thënë. “Veprimi tjetër është se djali është dëgjuar se e ka lënë punën e tij për të shkuar ta vizitojë atë në turneun muzikor dhe thuhet se kanë qenë shumë të afërt. Aboubakar 25 vjeçar thuhet se ja ka vënë vë syrin yllit muzikor në fund të vitit që e lamë pas në një show .
E pop ylli nuk është kjo e vetmja histori që ka pasur me të rijnë, pasi që më herët ka qenë në lidhje me valltarin Brahim Zaibat dhe Timor Steffens.