Kompania e shërbimeve të fluturimeve ajrore Albcontrol sh.a do të pushojë së ekzistuari dhe në vend të saj do të krijohet një entitet i ri publik i pavarur, jobuxhetor dhe jofitimprurës.
Kjo parashikohet në projektligjin “Për ofruesin e shërbimeve të lundrimit ajror, i cili pritet të miratohet gjatë seancës së sotme në Kuvend. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u shpreh se ky ent do të jetë në administrim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
“Iniciativa në frymë dhe në germë të saj do të sigurojë garanci akoma më të larta për mbarëvajtjen akoma më të mirë të punës në sigurimin e shërbimeve akoma më cilësore të lundrimit ajror por që i atashohet dhe i shkon në varësi ministrisë së linjës si ministria që ndjek politikat e aviacionit civil në vendin tonë”, tha ajo.
Ministrja Balluku bëri të ditur se aviacioni po shërben si kolonë mbështetëse për disa sektorë, ndërkohë që sfidë mbetet rekrutimi i burimeve njerëzore të kualifikuara.
Për Ministrinë e Infrastrukturës ky ent i ri do të ofrojë për interes të Shqipërisë, shërbimin e lundrimit ajror, me siguri më të lartë.
/a.r